Një gjest i veçantë dhe për t’u duartrokitur vjen nga Katalonja, në prag të ndeshjes mes Spanjës dhe Kosovës, e cila është planifikuar të zhvillohet ditën e sotme me fillim nga ora 20:45 në Sevilla, njofton Insajderi.
Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe për këtë arsye, mediat, por jo vetëm, shpesh herë nuk e kanë përmendur emrin e Kosovës, duke e zëvendësuar me emra të ndryshëm, si “Territori i Kosovës” apo “Federata e Kosovës”.
Megjithatë kundër kësaj kanë dalë në Katalonjë, atje ku është organizuar një protestë, me disa njerëz të mbledhur aty, ku në thelb është mbrojtja e dinjitetit të Republikës së Pavarur të Kosovës, për të mos e quajtur si “territori”. Një gjest i veçantë ky në Katalonjë, duke parë se çfarë po bën Spanja kundër Kosovës. /Insajderi.com
The Spanish state @SeFutbol says it will fight the territory of Kosovo @FFK_KS. This is the Spanish democracy. Our support for Kosovo from #Lleida #Catalonia @Kosovanfooty_EN @Kosovo__ESP #CantairesDePonent #CorPlaçaPaeria @OmniumLleida @ANCLleidaSegria @CDRsLleida pic.twitter.com/5wTchNMKBl
— Cor Plaça Paeria (@CorPaeria) March 30, 2021