Një lojtar i ekipit kombëtar të futbollit të Gjermanisë ka dalë pozitiv ndaj COVID-19 përpara ndeshjes kundër Islandës, bëri të ditur Federata Gjermane e Futbollit, njofton Insajderi.
“Testet e djeshme të PCR-së zbuluan një rast pozitiv këtë mëngjes”, tha federata, duke shtuar se lojtari nuk ka simptoma dhe është në izolim.
Federata nuk e zbuloi emrin e lojtarit, por e përditshmja gjermane Bild pretendoi se lojtari, i cili doli pozitiv, është anësori 28-vjeçar i Borussia Monchengladbach, Jonas Hofmann.
“Lajmi është padyshim zhgënjyes kaq afër ndeshjes, si për trajnerët dhe të gjithë ekipin njësoj”, tha drejtori i Akademisë dhe Ekipeve Kombëtare të Gjermanisë, Oliver Bierhoff.
Gjermania të enjten do të ndeshet me Islandën në kuadër të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës FIFA 2022. /Insajderi.com