Para sfidës ndaj Shqipërisë, anglezët me dy mungesa në vijën e sulmit

Para sfidës ndaj Shqipërisë, anglezët me dy mungesa në vijën e sulmit

Shqipërisë i vijnë lajme të mira nga kampi anglez, teksa dy lojtarë të “tre luanëve” do të humbasin duelin në “Air Albania”, njofton Insajderi.

Bukayo Saka dhe Marcus Rashford janë dy nga emrat që do të mungojnë për ndeshjen e të dielës në Tiranë. Lojtarët nuk janë përfshirë as mbrëmjen e djeshme në listën për takimin hapës me San Marinon, ndërsa vetë Federata angleze e futbollit ka konfirmuar se dyshja është e dëmtuar dhe nuk do të jenë të vlefshëm për Shqipërinë dhe Poloninë.

Anglisë i largohet kështu një prej yjeve të sulmit, pasi talenti Rashford do të rikthehet në Manchester për t’u rikuperuar. Një rrezik më pak për mbrojtjen e ‘kuqezinjve’, që shmangin një prej futbollistëve me aftësi të mëdha për të thyer prapavijën kundërshtare. /Insajderi.com