Para trazirave në Kongres, FBI kishte paralajmëruar ‘luftë’

Para trazirave në Kongres, FBI kishte paralajmëruar ‘luftë’

Një zyrë e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në shtetin Virxhina të SHBA-ve paralajmëroi autoritet për një “luftë” të mundshme nga mbështetësit ekstremistë të presidentit Donald Trump, një ditë para se protestuesit të tubohen në Washington, transmeton Insajderi.

Një dokument i brendshëm i FBI-së, i siguruar nga gazeta Washington Post, paraqiti paralajmërime që bien ndesh me fjalët e shefit të zyrës së FBi-së në Washington, Steven D’Antuono, i cili pas trazirave tha se “nuk ka patur asnjë tregues” për veprim të planifikuar të dhunshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Por raporti i të dhënave të situatës, i aprovuar për t’u lëshuar të martën e kaluar, në mënyrë eksplicite tha se zyra në Virxhinia “pranoi informacion që tregon thirrje për dhunë në përgjigje të ‘bllokimeve të paligjshme’ që fillojnë më 6 janar të vitit 2021 në Washington D.C”.

“Në internet u diskutuan thirrjet specifike për dhunë, përfshirë thëniet ‘Bëhuni gati për të luftuar. Kongresi duhet të dëgjojë thyerjen e xhamave dhe dyerve, si dhe derdhjen e gjakut nga ushtarët e tyre të BLM-së dhe Pantifa-s. Ndal thirrjes marshim, tubim apo protestë. Shkoni atje për luftë. E kthejmë presidentin tonë ose vdesim. Asgjë tjetër nuk do ta arrijë këtë qëllim’ “, paralajmëroi raporti.

Diskutimi në internet i referohej lëvizjes “Black Lives Matter”, ndërsa po ashtu përdori një emër nënçmues për Antifa-n, grupin e majtë antifashist të ekstremti të majtë.

FBI nuk pranoi të komentojë konkretisht mbi dokumentin e marrë.

Gjithsej pesë persona ndërruan jetë pasi të mërkurën e kaluar mbështetësit e Trump-it sulmuan ndërtesën e Kongresit Amerikan, përderisa ligjvënësit po zyrtarizonin Kolegjin Zgjedhor për presidentin e zgjedhur, Joe Biden.

Midis personave që humbën jetën ishte edhe oficeri i policisë, Brian Sicknick. /Insajderi.com