Paralajmërime se mund të ketë sulm terrorist në aeroportin e Kabulit

Paralajmërime se mund të ketë sulm terrorist në aeroportin e Kabulit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje afganëve të largohen të enjten nga aeroporti i Kabulit për shkak të kërcënimit të një sulmi terrorist, transmeton Insajderi.com.

Në një alarm të lëshuar të mërkurën në mbrëmje, ambasada amerikane në Kabul ka këshilluar qytetarët që të shmangin udhëtimet në aeroport dhe se ata që gjinden tek portat, duhet të largohen menjëherë.

Një këshillë të ngjashme u ka thënë edhe Britania njerëzve në zonën e aeroportit, që të largoheshin në një vend të sigurt, raporton Reuters.

“Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm dhe i lartë i sulmit terrorist”, tha Zyra e Jashtme Britanike në një deklaratë.

Australia gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të largohen nga zona, duke paralajmëruar për një “kërcënim shumë të lartë të një sulmi terrorist” në aeroport. /Insajderi.com