Në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Champions Leagues, mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, Pep Guardiola duket shumë optimist.
Trajneri i qytetarëve theksoi se pavarësisht humbjes së parë 3-0, beson se në “Etihad Stadium” djemtë e tij do të dinë të përmbysin rezultatin.