Paralajmërohet lehtësimi i masave anti-COVID në Britani të Madhe

Paralajmërohet lehtësimi i masave anti-COVID në Britani të Madhe

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se qeveria mund të heqë plotësisht kufizimet, duke përfshirë rregullat e distancës sociale dhe kërkesat e maskave, deri në 19 korrik edhe kur rastet dhe shtrimet në spital rriten në vend.

Johnson tha se qeveria planifikoi t’i linte njerëzit të vendosnin vetë se si të merreshin me kontaktet e tyre shoqërore dhe të mos vendosnin përsëri kufizime edhe pse pandemia është “larg nga e mbara”.

“Nëse nuk mund të rihapim shoqërinë tonë në javët e ardhshme atëherë duhet ta pyesim veten kur do të kthehemi në normalitet,” tha Johnson për ata që rekomanduan shtyrjen e rihapjes.

Kryeministri i Britanisë të Madhe, tha se vaksinat kishin ndihmuar në uljen e vdekshmërisë dhe sëmundjeve por nuk e kanë eliminuar COVID-19.

Zyrtarët britanikë shtuan se një në 210 persona tani ishin të infektuar me COVID-19 dhe se vendi po përballej me një rritje të infeksioneve.

Sir Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i MB, tha se vdekjet po rriteshin në nivele të ulëta dhe do të rriteshin më tej

Britania e Madhe regjistroi 27,334 infeksione më 5 korrik dhe 358 njerëz u pranuan në spital për shkak të përhapjes së variantit më të transmetueshëm Delta.

Kjo vjen pavarësisht niveleve të larta të vaksinimit në popullsi.

Rreth 86% e popullatës së rritur kanë marrë dozën e parë të një vaksine COVID-19 dhe 64% kanë marrë dy doza. /Insajderi.com