Paralajmëron Von der Leyen: BE mund të bllokojë eksporte të mëtejshme të vaksinave

Paralajmëron Von der Leyen: BE mund të bllokojë eksporte të mëtejshme të vaksinave

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar sot se vendet e tjera të Bashkimit Evropian mund të bllokojnë eksportet e vaksinave anti-COVID, siç bëri Italia për shpërndarjen e tyre në Australi, transmeton Insajderi.

“Nuk ishte një rast i izoluar”, shpjegoi kryetarja e ekzekutivit evropian për gazetën gjermane ‘WirtschaftsWoche’.

Paralajmërimi i të parës së Komisionit Evropian erdhi pas ndalimit të eksportit të 250.000 dozave vaksinash javën e kaluar nga Roma, që e justifikoi vendimin e saj me mungesën e tyre në Evropë dhe asaj të një nevoje urgjente në Australi.

Në anën tjetër, Kosova ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër Coronavirusit edhe pse Qeveria në detyrë ka thënë se në shkurt do të vijnë dozat e para.

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi javën e kaluar ka pranuar që nuk ka nënshkruar ende kontratë me ‘Pfizer’ për vaksinat. /Insajderi.com