Paralizohet trafiku në Paris për shkak të protestave

Grevat në Francë për shkak të reformave të paralajmëruara në pensione i kanë ndaluar trenat dhe hekurudhën nëntokësore tashmë ditën e pestë me radhë, ndërsa për shkak të bllokadës së trafikut njerëzit të cilët shkojnë në punë kanë udhëtuar shumë ngadalë.

Paralizohet trafiku në Paris për shkak të protestave

Duke përmendur rreziqet për siguri, kompania kombëtare e hekurudhës SNCF ka paralajmëruar udhëtarët që të qëndrojnë nëpër shtëpi apo t’i përdorin mjetet alternative të transportit për të shkuar në punë që të mos shtyhen nëpër stacionet e platformave duke pritur trenat e pakta të cilët ende po qarkullojnë.

Si pasojë e këtij apeli drejtoria kombëtare e rrugëve ka lajmëruar se ka probleme në trafik, në më shumë se 600 kilometra në kohën e pikut të mëngjesit në rajonin e Parisit, në raport me 150 kilometra sa shënohen ndonjë ditë mesatare.

Ngecja e trafikut është të hënën më e keqe sesa të enjten kur kishte filluar greva, sepse atë ditë shumë njerëz kanë punuar prej shtëpisë apo kanë marrë ditë të lirë, mirëpo është gjithnjë e më vështirë sa me tepër që po zgjatë greva.

Sindikatat po planifikojnë protesta të reja të martën, duke shpresuar se kështu do të mbajnë presionin ndaj qeverisë që të heqë dorë nga reformat në pensione./Insajderi.com.