Parandalohet një sulm terrorist në Gjermani – në pranga kaq persona

Parandalohet një sulm terrorist në Gjermani – në pranga kaq persona

Policia gjermane ka arrestuar katër persona, një nga të cilët dyshohet për planifikim të një sulmi me thika në gjysmëmaratonën e së dielës në Berlin.

Sipas “Die Welt”, katër të dyshuarit ishin të lidhur me Anis Amrin, azilkërkuesi tunizian që më 2016 vrau 11 persona në një treg duke u futur me kamion.

Dje, në qytetin Muenster në Gjermani një person ishte futur me veturën e tij në një turmë njerëzish duke lënë të vdekur tre persona.