Paraqitet Kim Jong dhe tregon rreqizet që i kanosen Koresë së Veriut

Paraqitet Kim Jong dhe tregon rreqizet që i kanosen Koresë së Veriut

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong,  ka paralajmëruar autoritetet e shtetit që të përgatiten për rreziqet që i paraqiten vendit nga pandemia e Coronavirusit dhe një tajfun e mundshëm.

Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar asnjë rast COVID-19 dhe mendohet se një shpërthim i madh do të ketë një efekt shkatërrues për kombin e varfër, raporton BBC.

Paraqitja e Kim Jong në një takim partie vjen pas spekulimeve të shumta për shëndetin e tij.

Mungesa e Kim Jong-ut në paraqitje publike ka bërë që të mendohet se ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për të qeverisur vendin, madje spekulimet kishin shkuar deri në atë masë sa pretendohej se ai ka “ndërruar jetë”. /Insajderi.com