Paraqitja e Gosens, vendimtare për fitoren e Gjermanisë kundër Portugalisë

Paraqitja e Gosens, vendimtare për fitoren e Gjermanisë kundër Portugalisë

Gjermania ka arritur fitore me rezultat 4-2 në përballje kundër Portugalisë, shkruan Insajderi.

Pjesa e parë u karakterizua me dominim të gjermanëve, të cilët ishin shumë më kërkues.

Përkundër kësaj, portugezët shënuan përmes një kundërsulmi të shpejt, i cili u finalizua nga Cristiano Ronaldo në minutën e 15-të.

Nuk shkojë gjatë, kur gjermanët u kundërpërgjigjën me dy gola të shpejt brenda 3 minutash, të cilët u shënuan nga vetë lojtarët portugez, golin e parë e shënoi Ruben Dias në minutën e 35-të, ndërsa të dytin Raphaël Guerreiro në minutën e 39-të.

Në pjesën e dytë gjermaët arritën të shënojnë edhe dy gola tjerë.

Të parin e shënoi Kai Havertz në minutën e 51-të, ndërsa menjëherë pas nëntë minutash Robin Gosens shënoi për rezultatin 4-1.

Diogo Jota shënoi pastaj për të ngushtuar epërsinë e gjermanëve në minutën e 67-të të ndeshjes.

Deri në fund të takimit, u zhvillua lojë e hapur nga të dyja skuadra, dhe me raste shënimi, por shifrat nuk ndryshuan, kështu ndeshja u mbyll me 4-2.

Ndeshjen e radhës Portugalia do të ketë përball Francën, ndërsa Gjermani do të përballet me Hungarinë./insajderi.com


Portugalia ngushton epërsinë ndaj Gjermanisë

Portugalia ka shënuar golin e dytë në përballje kundër Gjermanisë.

Golin e shënoi Diogo Jota në minutën e 67-të.

Pas golit të katërt të gjermanëve, portugezët arritën të shënojnë golin e dytë në ndeshje për të ngushtuar epërsinë e tyre.


Gjermania shënon edhe golin e katërt ndaj Portugalisë

Gjermania ka arritur të shënojë edhe golin e katërt në përballje me Portugalinë.

Golin e shënojë Robin Gosens në minutën e 60-të.

Gjermanët përkundër dominimit në rezultat, janë duke dominuar edhe në raste dhe posedim të topit.


Gjermania shënon edhe golin e tretë kundër Portugalisë

Gjermania ka arritur të trefishoj rezultatin kundër Portugalisë.

Golin e shënoi Kai Havertz në minutën e 51-të të ndeshjes.

Në këtë pjesë, gjermanët janë duke u treguar shumë të mirë se portugezët.


Fillon pjesa e dytë 


Përfundon pjesa e parë mes Portugalisë dhe Gjermanisë

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 2-1 në të mirë të Gjermanisë në përballje kundër Portugalisë.

Kjo pjesë u karakterizua me dominim të gjermanëve, të cilët u treguan shumë më kërkues.

Por, përkundër kësaj, portugezën kaluan në epërsi të parët përmes një kundërsulmi të shpejt, i cili u finalizua nga Cristiano Ronaldo.

Gëzimi i Portugalisë nuk zgjati shumë pasi gjermanët u kundërpërgjigjën me dy gola të shpejt, por që të ishin autogola, një u shënua nga Ruben Dias në minutën e 35-të, ndërsa tjetri nga Raphaël Guerreiro menjëherë pas katër minutash.


Gjermani kalon në epërsi ndaj Portugalisë

Gjermania ka arritur të shënoj edhe golin e epërsisë ndaj Portugalisë.

Raphaël Guerreiro shënoi në portën e tij në minutën e 39-të, për t’i dhënë eprësinë kundërshtarëve të tij.

Ky gol erdhi vetëm pas katër minutave ndeshje pasi u shënua goli i barazimit nga Gjermania.

Ndeshja deri në këtë minutë është duke u dominuar tërësisht nga skuadra gjermane.


Gjermania barazon kundër Portugalisë

Gjermania ka arritur të barazoj rezultatin kundër Portugalisë.

Golin e shënoi Kai Havertz në minutën e 35-të të ndeshjes.

Ky gol për gjermanët erdhi pas dominimit dhe shumë rasteve të krijuara nga ta.


Portugalia kalon në epsi ndaj Gjermanisë

Portugalia ka arritur të shënoj gol në rastin e parë kundër Gjermanisë.

Golin e shënoi, Cristiano Ronaldo në minutën e 15-të të takimit.

Ndeshja është duke u dominuar nga gjermanët, por, përkundër kësaj, portugezët shënuan përmes kundërsulmit.


Fillon ndeshja mes Portugalisë dhe Gjermanisë.