Paratiçi pohon se Morata do të qëndroj, mirëpo nuk thotë të njëjtën gjë për Dybalan

Paratiçi pohon se Morata do të qëndroj, mirëpo nuk thotë të njëjtën gjë për Dybalan

Afati kalimtar i verës po afrohet, teksa ekipet janë në fazën përfundimtare të garave në kampionatet përkatëse, kjo është ajo që drejtorët e klubeve bëjnë zakonisht, planet me lojtarët e tyre, cilët janë të nevojshëm për klubin, dhe cilët janë ‘të tepërt’ në klub, njofton Insajderi.

Në një situatë të tillë ndodhet edhe Juventus. Kampioni aktual i Serisë A, në repartin e sulmit ka një lojtar që është i nevojshëm për klubin, mirëpo ka edhe një tjetër që rëndon arkat e klubit. Bëhet fjalë për sulmuesin spanjoll Alvaro Morata dhe yllin argjentinas, Paulo Dybala.

Drejtori Sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratiçi, në një prononcim dhënë mediave Apenine, ka dhënë më shumë detaje për situatat përkatëse të dy sulmuesve.

“Është folur shumë së fundmi, por ka ardhur ora të qartësojmë disa gjëra. E para është se Alvaro Morata do të jetë pjesë e të ardhmes së Juves. Me Atleticon kemi shumë dyer të hapura, nga rinovimi i huazimit e deri të blerja definitive, ndaj do ta gjejmë një akord, sepse lojtarë seriozë si Alvaro nuk ka shumë në qarkullim”, tha Paratiçi kur u pyet për spanjollin.

“Po Dybala? Paulo është një çështje tjetër. Me menaxherin e tij flasim çdo javë, por ndoshta pala tjetër nuk duhet të harrojë se në çfarë situate jetojmë. Pandemia ka ndryshuar shumë gjëra. Fillimisht prisnim që situata të zgjidhej brenda pak muajsh, por çdo ditë po vazhdojmë të humbim miliona. Ndaj, nëse nisim të kuptojmë situatën, mund të bashkëpunojmë”, duke aluduar se menaxheri i argjentinasit duhet të gjejë një klub të ri për klientin e tij. /Insajderi.com