Paris Saint-Germain e eliminon RB Leipzig – bëhet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

Paris Saint-Germain e eliminon RB Leipzig – bëhet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

Ka përfunduar gjysmëfinalja në mes RB Leipzig dhe Paris Saint-Germain, me fitoren e këtij të fundit, me rezultat 3 me 0.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Marquinhos pas një harkimi nga Neymar në minutën e 13′, ndërsa golin e dytë e realizoi argjentinasi Angel Di Maria në minutën e 42′, pas një gabimi nga portieri Gulacsi.

Edhe në pjesën e dytë, PSG, filloi fuqishëm, duke arritur që të shënojë edhe një gol, përmes Juan Bernat, në minutën e 56′. Ekipi i RB Leipzig, për asnjë moment nuk ka arritur të bëhet një kundërshtar i denjë për parisienët.

PSG, tani shkon në finale dhe e pret ndeshjen në mes të Bayern Munich vs Lyon, për të mësuar kundërshtarin e finales së Ligës së Kampionëve./Insajderi.com.