Paris Saint-Germain pas Milan Skriniar

Paris Saint-Germain pas Milan Skriniar

Paris Saint-Germain, ka vënë në listën e dëshirave, qendër mbrojtësin e Inter, Milan Skriniar.

Gianluca Di Marzio, raporton se PSG, është e interesuar për lojtarin e Inter, por akoma nuk ka bërë hapa konkret për të marrë shërbimet e lojtarit, transmeton Insajderi.

Ekipi francez, në këtë afat kalimtarë ka mbetur pa kapitenin e tyre, qendër mbrojtësin, Thiago Silva, i cili kaloi tek Chelsea si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me PSG, kishte skaduar dhe tani ekipi nga Parisi, kërkon të gjejë një zëvendësues për një kohë më të gjatë dhe Skriniar, është një kandidat potencial i tyre.

Në anën tjetër, Milna Skriniar, nuk është i lumtur tek Inter, sepse ai ka humbur rendësin e madhe që e kishte, që nga koha kur drejtimin e Inter e ka marrë Antonio Conte./Insajderi.com.