Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, përmbyllin sonte këtë sezon të Ligës së Kampionëve, i cili që nga muaji mars, është ballafaquar me probleme, të ndikuara nga pandemia.
Të dy ekipet, nuk e kishin aspak rrugën e lehtë për të prekur finalen, pasi ato u ndeshen me ekipet më të mira në Evropë.
Të dy trajnerët, kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare, më të cilat, synojnë të marrin trofeun më të vlefshëm për klube në botë.
Tomas Tuchel i Paris Saint-Germain, ka hyrë në këtë takim me rreshtimin e zakonshëm të tij, prej 4-3-3, me këta lojtarë në fushë: Navas: Bernat, Kimpembe, Silva, Kehrer: Paredes, Marquinhos, Herrera: Neymar, Mbappe, Di Maria.
Ndërsa trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka hyrë në këtë takim me formacionin 4-3-2-1, me këta lojtarë: Neuer:, Kimmich, Boateng, Alaba, Davies: Alcantara, Goretzka: Gnabry, Muller, Coman: Lewandowski.
Të dy ekipet kishin paralajmëruar nga një mungesë në këtë finale, por duket se të dy lojtarët si Navas i PSG dhe Boateng i Bayern, kanë arritur të rikuperohen dhe janë pjesë e formacioneve startuese./Insajderi.com.