Parlamenti britanik do të votojë përsëri për Brexitin më 29 janar

Parlamenti britanik planifikon të votojë përsëri për Brexitin më 29 janar pas një debati të gjatë mbi planet e qeverisë dhe amendamentet e mundshme.

Parlamenti britanik do të votojë përsëri për Brexitin më 29 janar

Shefja e shumicës konservative në parlament Andrea Leadsom ka thënë sot në parlament se kjo datë është caktuar për debat i cili do të zgjasë tërë ditën dhe për votim.

Kryeministrja Theresa May planifikon që të hënën të kthehet në parlament dhe ta paraqesë planin e saj të ndryshuar për Brexitin pasi këtë javë përjetoi disfatë të bindshëm me marrëveshjen të cilën e kishte arritur me Bashkimin Evropian.

May do ta publikojë “Planin B” pas takimit me partitë të ndryshme opozitare në ditët e ardhshme me qëllim që të vihet deri te ndonjë konsensus.

Lideri i partisë kryesore opozitare të asaj Laburiste Jeremy Corbyn tani për tani ka refuzuar që të takohet me kryeministren./Insajderi.com.