Parlamenti Evropian të enjten ia largoi imunitetin lideres së ekstremit të djathtë të Francës, Marine Le Pen, me kërkesë të prokurorëve Francezë.
Le Pen, pas kritikave të bëra ndaj kryetarit të komunës së Nicit, Christian Estrosi, është akuzuar nga ky për shpifje. Le Pen e kishte akuzuar Estrosin që ishte në një kategori me militantët islamikë.
Rasti kishte ndodhur në maj të vitit 2015, me ç’rast Le Pen e kishte akuzuar Estrosin në debat për financimin e Bashkësisë së organizatave Islame të Francës duke i dhënë një pronë me qira shumë të ulët, që këta ta përdorin si xhami.
Kjo është hera e tretë që Le Pen u ballafaqua me kërkesën që t’i hiqet imuniteti parlamentar, shkruan Anadolu Agency.
Një thirrje e ngjashme kishte ardhur në prill në lidhje me një hetim të ndarë për punë të rreme nga asistentët e parlamentit të frontit kombëtar. Ajo kërkesë është ende duke u përpunuar.
Le Pen, e cila nuk ka marrë pjesë në seancën e votimeve, është duke bërë momentalisht kampanjë për zgjedhjet parlamentare franceze të cilat do të mbahen të dielën.
Nëse zgjidhet si ligjbërëse e Francës, asaj do ti duhet të largohet nga Parlamenti Evropian, në të cilin ajo ka qenë anëtare që prej vitit 2004.
Parlamenti Evropian gjithashtu ka hequr imunitetin edhe nga dy të tjerë – Mylene Troszczynski dhe Jean-Marie Le Pen, Babait të Marine Le Penit. /Insajderi.com