Parlamenti i Suedisë ka votuar për të ri-emëruar kryeministrin e përkohshëm Stefan Löfven për të udhëhequr një qeveri të re.
Kreu i Partisë Social Demokrate Suedeze u mbështet nga Partia e Gjelbër për t’i dhënë Löfven numrin e saktë të nevojshëm për të siguruar një shumicë.
173 deputetë votuan kundër Löfven, në një debat që erdhi vetëm gjashtëmbëdhjetë ditë pasi ish-kryeministri dha dorëheqjen, raporton Euronews.
Löfven u tërhoq si kryeministër pasi humbi një votim historik mosbesimi në 21 qershor mbi legjislacionin e propozuar për të trajtuar një mungesë strehimi.
Deri në atë kohë, ai drejtoi një qeveri të pakicës të përbërë nga një koalicion midis Social Demokratëve dhe Gjelbërve.
Në vend që të thërriste zgjedhje të parakohshme, ish-Kryeministri zgjodhi të hapte bisedime të koalicionit, të cilat mbikëqyren nga kryetari i parlamentit të Suedisë, Andreas Norlén.
Por pasi partitë e tjera nuk arritën të gjenin mbështetje për të formuar një qeveri, atij iu kërkua të kthehej në postin e tij. /Insajderi.com