Parlamenti izraelit miraton marrëveshjen e normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe

Parlamenti izraelit miraton marrëveshjen e normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe

Parlamenti izraelit ka miratuar sot marrëveshjen e cila normalizon marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe, transmeton Insajderi.

Legjislatori kombëtar izraelit, Knesset, votoi pro marrëveshjes me një shumicë prej 80 deputetësh.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e nënshkroi marrëveshjen me ministrin e Jashtëm të EBA-s, Abdullah bin Zayed al-Nahyan, në një ceremoni të organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump, më 15 shtator.

Ai, gjithashtu, nënshkroi një deklaratë të ngjashme me Bahreinin në të njëjtën ceremoni, që ende nuk është përkthyer në hebraisht dhe, si rrjedhojë, do të votohet në një datë të mëvonshme. /Insajderi.com