Parlamenti skocez kërkon referendum për pavarësi dhe mbetjen në BE

Parlamenti i Skocisë votoi sot kërkesën për të drejtën e një referendumi mbi pavarësinë dhe për të mbajtur flamurin e BE-së, pasi Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian të premten.

Parlamenti skocez kërkon referendum për pavarësi dhe mbetjen në BE

“Skocia duhet të ketë mundësinë e zgjedhjes midis pranimit të Brexit si pjesë e sistemit parlamentar britanik dhe një të ardhmeje ndryshe si një vend i pavarur”, tha kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon, para votimit.

Kreu i SNP, Sturgeon, këmbënguli se Skocia, ku shumica votuan për të qëndruar në BE në referendumin e Brexit-it të vitit 2016, po përballet me tërheqjen nga blloku kundër vullnetit të saj. Ajo pretendon se SNP ka mandat të pakundërshtueshëm për një referendum, duke qenë se fitoi 48 nga 59 vendet e Skocisë në Parlamentin britanik, në zgjedhjet e parakohshme të muajit të kaluar.