Parma shkarkon Liveranin, rikthen në stol D’Aversën

Parma shkarkon Liveranin, rikthen në stol D’Aversën

Parma ka vendosur të shkarkojë trajnerin Fabio Liverani, i cili ishte ulur në pankinën e emilianëve vetëm pak ditë para startit të sezonit aktual. Humbja 3-0 në transfertë ndaj Atalantës rezultoi fatale për teknikut italian, njofton Insajderi.

Pas shkarkimit të Liveranit, në pankinë është rikthyer Roberto D’Aversa, njeriu që mori drejtimin e Parmës në Serinë D dhe e solli klubin në elitë brenda tre sezonesh, aty ku e drejtoi me shumë sukses në dy sezone.

D’Aversa u largua pak ditë para fillimit të sezonit, pasi drejtuesit e Parmës e akuzuan se nuk bën lojë tërheqëse, por vijonte të paguhej nga klubi emilian, pasi ka një kontratë të vlefshme deri në verën e 2022-shit.

Kësisoj drejtuesit ranë dakord që t’i japin edhe një shans ish-trajnerit që shkroi historinë me Parmën. /Insajderi.com