Parma vs Inter – formacionet

Parma vs Inter – formacionet

Do të startojë në orën 20:45 sfida mes Parmës dhe Interit e vlefshme për Serinë A italiane. Një takim tepër interesant, teksa të dyja skuadra do të kërkojnë me ngulm triumfet për të përmbushur objektivat e tyre sezonale, njofton Insajderi.

‘Zikaltërit’ e Antonio Contes kryesojnë kampionatin pas javës së 24-tw me 56 pikë, teksa emilianët e Parmës, janë duke kaluar një moment kritik, teksa rrezikojnë rënien nga kategoria me vetë, 15 pikë në 24 ndeshje, gjashtw më pak se Cagliari i vendit të 17-të.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, trajneri Conte, ka hedhur nga minuta e parë Alexis Sanchez, i cili do të formojë repartin e sulmit së bashku me Lukakun. Vlen të theksohet fakti se sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, do ta nisë këtë sfidë nga stoli, ndërkohë që pjesët e tjera të reparteve mbeten të pandryshuara me Brozoviç-Eriksen dhe Barellën që formojnë mesfushën, të mbështetur nga Hakimi dhe Perisiç nga krahët. /Insajderi.com