
Annalena Baerbock është zgjedhur si kandidatja e Partisë së Gjelbër për të qenë kancelarja e ardhshme gjermane, ndërsa vendi po përgatitet për zgjedhjet e këtij viti ku Angela Merkel do të dalë nga skena politike, shkruan CNBC, transmeton Insajderi.
Popullariteti i të Gjelbërve është rritur në vitet e fundit dhe sondazhet tani i kanë vetëm disa pikë përqindje prapa partisë CDU të Merkel, ndërsa gjithnjë e më shumë votues kthehen në tema të lidhura me klimën.
Baerbock dhe Robert Habeck, bashkë-drejtues të partisë, duket se kanë anëtarët e bashkuar dhe të disiplinuar si asnjë ekip tjetër udhëheqës nuk ka bërë më parë. Dhe qëllimi i ri nuk është vetëm të jesh pjesë e qeverisë, por ndoshta edhe të hynë në kancelari më vonë këtë vit. /Insajderi.com