Partia e kryeministres së Skocisë nuk do ta pranojë planin e Johnsonit për Brexit

Liderja e Partisë Kombëtare të Skocisë dhe kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon ka thënë se kurrë nuk do t’i pranojë planet për Brexit të kryeministrit Boris Johnson. Ajo ka thënë se votuesit e Skocisë në referendumin e vitit 2016 kanë zgjedhur që Britania e Madhe të mbetet në Bashkimin Evropian dhe se nuk duan të dalin nga BE.

Partia e kryeministres së Skocisë nuk do ta pranojë planin e Johnsonit për Brexit

Ajo e ka krahasuar Boris Johnsonin me presidentin e SHBA Donald Trump, duke thënë se të dy këta po e “përdorin popullzimin e vrazhdë” në mënyrë që të shkeljen të drejtat e pakicave.

Sturgeon ka shtuar se “ajo çfarë Johnson dhe Trump kanë të përbashkët është që besojnë se asgjë nuk mund t’i ndalë në rrugën e interesave të tyre. As faktet e as dëshmitë. As sundimi i ligjit. As demokracia”.

Ajo ka përsëritur se planifikohet që vitin e ardhshëm të përpiqet të mbahet referendumi për pavarësinë se Skocisë./Insajderi.com.