Partia e Emmanuel Macron, En Marche, së bashku me aleatët e tyre, Modem, kanë fituar 350 prej 577 ulëse në parlament prej zgjedhjeve të së dielës.
Qeveria e presidentit Macron të hënën ka premtuar të rimodelojë politikën e Francës, pas fitores së shumicës parlamentare, duke u përpjekur me reforma pro rritjes dhe me shtrirje të gjerë.
Zëdhënësi i qeverisë, Christophe Castaner ka thënë që shkalla e lartë e abstenimit – më shumë se 50 për qind e votuesve qëndruan në shtëpi – ishte një dështim për klasën qeverisëse dhe ka theksuar nevojën për politika të reja.
“Fitorja e vërtetë nuk ka qenë natën e kaluar, do të jetë pas pesë vitesh kur me të vërtetë të kemi ndryshuar gjërat”, ka thënë Castaner për radio RTL, transmeton Reuters.
Ai gjithashtu ka shtuar se të gjithë anëtarët e partisë do të jenë dhe duhet të jenë besnikë ndaj programit presidencial, do të jenë të përkushtuar në të. /Insajderi.com