Partia e Merkelit triumfon në rajonin e rëndësishëm të Gjermanisë

Partia e Merkelit triumfon në rajonin e rëndësishëm të Gjermanisë

Partia Kristian Demokratike (PKD) e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka mposhtur rivalët e tyre socialdemokratë në një palë zgjedhje të rëndësishme të mbajtura sot në Dusseldorf të Gjermanisë, tregojnë rezultatet e anketave të bëra me qytetarë pasi kanë votuar.

PKD pritet të fitojë 34.5 për qind të votave në Rehnin Verior – Vestfali, që është vendi më i banuar i Gjermanisë, në krahasim me 30.5 për qind të socialdemokratëve, shkruan BBC News.

Socialdemokratët e kanë udhëhequr vendin për pjesën më të madhe të periudhës së pasluftës.

Zgjedhjet në këtë pjesë të vendit ishin konsideruar si test për Merkelin, e cila në zgjedhjet e përgjithshme në shtator.

Votuesit kanë zgjedhur kandidatë për legjislaturën shtetërore, e cila tani mund të ndryshojë nga koalicioni aktual ndërmjet socialdemokratëve dhe të gjelbërve.

Lideri i socialdemokratëve, Martin Schulz, ka parashikuar që fitorja në këtë pjesë do ta bënte atë kancelarin e ri Gjeman – por fitorja për partinë e Merkelit do ti jap asaj një shtytje të nevojshme për edhe një term tjetër, të katërtin me rend. /Insajderi.com