Është njëra nga partitë më të njohura në Gjermani që reagon me gjuhë të ashëpr kundër politikane për migracion në këtë shtet.
I përballur me një fluks të madh të refugjatëve këto dy vitet e fundit, Gjermania ka vluar nga debatet pro dhe kontra qëndrimit të tyre në këtë shtet.
E partia kryesore kundër refugjatëve ka shënuar një rritje të befasishme në zgjedhjet e mbajtura sot në Gjermani. Partia e njohur si AfD ka marrë plot 13 për qind duke dalë partia e tretë në vend.
Shumë analist të zgjedhjeve në Gjermani dhe politikave nacionale kanë shprehur shqetësim për këtë rritje duke e cilësuar si një prej lëvizjeve të votuesve që tregon për një rritje të njerëzve anti emigrant në këtë vend.