Është mbyllur pa fitues 1-1, supersfida mes Partizanit dhe Laçit e zhvilluar në “Elbasan Arena”, në kuadër të javës së 21-të në Kategorinë Superiore, njofton Insajderi.
Një rezultat ky që kënaq të dyja ekipet pas hapit fals të Vllaznisë ndaj Tiranës.
Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh në fundin e pjesës së parë, falë golit të Çinarit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, pas harkimit të Hakajt nga e majta. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Partizanit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Laçi gjeti baraspeshën me sulmuesin me Harmon (64’).
Pavarësisht tentativave, të dyja skuadrat u pajtuan me një pikë. Me këtë barazim, Partizani e ngushtoi diferencën në tre pikë nga Vllaznia kryesuese, ndërkohë që Laçi i Duros, ka një pikë më pak se kryeqytetasit. /Insajderi.com