Shtohen rastet e futbollistëve të prekur me COVID-19 te Partizani.
Pas rezultimit pozitiv të Dejan Boldor dhe Besnik Feratit të gjithë lojtarët, stafi teknik dhe drejtuesit e klubit të kuq iu nënshtruan tamponëve ku vetëm pak orë para derbit të kryeqytetit ndaj Tiranës, kanë ardhur edhe përgjigjet zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik ISHP, ku kanë rezultuar pozitiv me koronavirus edhe 3 futbollistë të tjerë, Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote duke e çuar në total në 5 numrin e lojtarëve.
Megjithatë edhe pse këta futbollistë do të karantinohen në shtëpitë e tyre për 2 javë, derbi ndaj Tiranës do të luhet normalisht sipas programit me Partizanin që do të bëjë çmos për të marrë një rezultat pozitiv siç thuhet në në njoftimin e orës së vonë nga klubi i kuq.
Njoftimi i klubit:
FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ. Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën./Insajderi.com