Pas 102 ditëve pa asnjë rast me COVID-19, Zelanda e Re regjistron 4 raste pozitiv, rikthehen masat

Pas 102 ditëve pa asnjë rast me COVID-19, Zelanda e Re regjistron 4 raste pozitiv, rikthehen masat

102 ditë në Zelandë të Re nuk është regjistruar asnjë rast me Coronavirus, por të martën janë regjistruar katër raste të reja, për këtë qyteti më i madh i Zelandës së Re,  Auklland, do t’i nënshtrohet masave strikte për t’i gjetur gjurmët e kontaktit.

Ky vendim nënkupton që secilit i kërkohet të punojë nga shtëpia, përveç punëtorëve që e kanë të domosdoshme daljen në punë. Hapësirat publike, restorantet dhe bizneset po ashtu do të mbyllen.

Bëhet fjalë për katër anëtarë të një familjeje të cilët nuk kishin udhëtuar së fundmi.

Kufizimet në Zelandën e Re do të hynë në fuqi të mërkurën. Vendi që njihet për menaxhim të mirë të pandemisë COVID-19 ka qenë shumë e kujdesshme në luftimin e përhapjes së Coronavirusit..

Zelanda e Re ka regjistruar vetëm 1.220 raste pozitiv me Coronavirus, prej tyre 22 vdekje –  që nga shkurti kur shpërtheu pandemia në këtë vend, raporton BBC.

Kryeministrja  e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është lavdëruar ndërkombëtarisht për menaxhimin e situatës me pandeminë, 102 ditë pa asnjë rast me COVID-19 tregon një sukses të jashtëzakonshëm të saj dhe shoqërisë që jeton në këtë shtet. /Insajderi.com/