Pas 11 vjetësh, Britania zyrtarisht në recesion

Pas 11 vjetësh, Britania zyrtarisht në recesion

Ekonomia e Britanisë së Madhe ka vuajtur një goditje të madhe ekonomike në mes të muajve Prill dhe Qershor, si pasojë e mbylljes që u detyrua nga virusi Corona dhe tani vendi zyrtarisht është në recesion, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Ekonomia britanike është zvogëluar për 20.4 për qind, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Kjo e ka shtyrë ekonominë Britanike në recesionin e parë qysh nga kriza e vitit 2009.

Zyra për Statistika Nacionale në Britani, tha se ekonomia ka filluar të rikthehet në Qershor, kur filluan të liroheshin nga qeveria disa nga masat./Insajderi.com