Pas 13 xhirosh, Schalke më në fund fiton në Bundesligë

Pas 13 xhirosh, Schalke më në fund fiton në Bundesligë

Skuadra e Schalke 04 ka arritur të marrë një fitore e cila i mungonte prej 13 javëve, teksa ka munduar Augsburgun me rezultatin 1-0, njofton Insajderi.

Golin e vetëm të takimit e shënoj mesfushori Serdar në minutën e katërt të takimit.  Një fitore për moral kjo e skuadrës së Schalkes, e cila fitoren e fundit në kampionat kishte arritur ta siguronte në datën 9 janar të këtij viti, ku kishin munduar Hoffenheimin me rezultatin 4-0.

Schalke ndodhet në vendin e fundit në Bundesligën gjermane, ku ka mundur të grumbullojë vetëm 13 pikë në 28 sfida të kampionatit. Ndërkohë mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi u aktivizua vetëm 12 minuta në këtë sfidë, pasi javët e fundit ishte lënë jashtë nga trajneri Gramozis për shkak të formës jo të mirë që po kalonte. /Insajderi.com