Pas 16 viteve Leeds United kthehet në Premier Ligë

Pas 16 viteve Leeds United kthehet në Premier Ligë

Ekipi i famshëm anglezë, Leeds United është rikthyer në Premier Ligë, pas 16 viteve pritje.

Trajneri karizmatik, Marcelo Bielsa, ka arritur që të bëjë mrekullinë, duke e rikthyer ekipin me traditë, tek vendi ku i takon. Edhe në sezonin e kaluar, Leeds ishte shumë afër promovimit, por që në fund gjërat morën një kthesë tjetër, raporton Insajderi.

Leeds ka fituar tre herë Premier Ligën në të kaluarën dhe gjithashtu ka fituar 1 herë Fa Cup dhe 1 herë League Cup. Në vitin 1975, ata kishin arritur finalen e Ligës së Kampionëve, por që ishin mposhtur nga ekipi gjerman, Bayern Munich.

Leeds United rivalitetin më të madh e kishte me Manchester United dhe duket se nga sezoni i ardhshëm, do të kemi një tjetër përballje me rivalitet të zjarrtë./Insajderi.com.