
Vrasësi amerikan, Daniel Lewis Lee është ekzekutuar sot, pas ishte dënuar me vdekje, vetëm disa orë pasi Gjykata Supreme ka lejuar ekzekutimin e parë të të burgosurve federal pas 17 vjetësh.
Disa ekzekutime janë vonuar kur një gjykatës të hënën dha vendimin se ende janë edhe disa çështje ligjore për t’u zgjidhur.
Të dënuarit kishin argumentuar se injeksioni me lëngun vdekjeprurës përveç vdekjes shkakton dhimbje të tmerrshme dhe të jashtëzakonshme.
Por, Gjykata Supreme vendosi 5 vota për dhe 4 kundër që “ekzekutimet mund të vazhdojnë”.
Kush është Daniel Lewis Lee?
Lee ishte dënuar për torturimin dhe vrasjen e një familje prej tre anëtarësh në Arkansas në vitin 1996, duke i zhytur trupat e tyre në liqe, mes tyre një vajzë e vogël.
Ekzekutimi i tij ishte vendosur të bëhet dje, por u bllokuar përkohësisht nga një gjykatës për shkak të disa komplikimeve ligjore.
Edhe tri raste pritet të ekzekutohen në të ardhmen e afërt. Të tre të dënuarit, njëjtë si Lee, janë vrasës fëmijësh.
Wesley Ira Purkey, ishte dënuar në Missouri në vitin 2003 për dhunimin dhe vrasjen e një 16 vjeçareje, trupin e të cilës e kishte copëtuar, vënë zjarrin dhe më pas vendosur në një gropë septike, do të ekzekutohet të mërkurën, nesër.
Dustin Lee Honken, ishte dënuar në vitin 2004 në Iowa për vrasjen e pesë personave duke përfshirë dy vajza të moshave gjashtë dhe dhjetë vjeçe, do të ekzekutohet të premten.
Keith Dwayne Nelson, i dënuar në Missouri në vitin 2001, për dhunim dhe vrasjen e një vajze 10 vjeçare. Ai krimin e kishte bërë prapa kishës. Ky do të ekzekutohet muajin e ardhshëm./Insajderi.com