Pas 22 penalltive, Villarreal fiton finalen e Europa Leagues ndaj Manchester United

Pas 22 penalltive, Villarreal fiton finalen e Europa Leagues ndaj Manchester United

Villarreal është fitues i sivjetmë i Europa League, teksa pas ekzekutimit të penalltive ka mposhtur Manchester Unitedin, dhe atë pas 22 penalltive, njofton Insajderi.

Koha e rregulltë përfundoi me shifrat e barabarta 1:1, ndërsa goli për spanjollët u shënua nga Moreno në minutën e 29-të të takimit. Pjesa e parë u mbyll me shifrat minimale në favor të spanjollëve.

Në fraksionin  e dytë të ndeshjes, ekipi i Solskjaer nuk u pajtua me këtë rezultat, teksa me ngulm kërkonte golin e barazimit, gol  që do të vinte në minutën e 55-të me sulmuesin uruguaian Edinson Cavani.

Kështu, 90’ minutat e finales u mbyllën 1:1, teksa ekipet iu drejtuan vazhdimeve, mirëpo edhe në vazhdime, asnjëra ekip nuk ia doli të shënonte, duke bërë që fituesi i Europa League të përcaktohet me penallti.

Nga penalltitë më të saktë u treguan spanjollët duke fituar 11:10, ku garidiani i United, De Gea, nuk u tregua i saktë në penalltinë e fundit, kështu duke bërë që trofeu i Europa League të shkon në shtëpinë e Villarrealit. /Insajderi.com