
George Bell, Rohan Bolt dhe Gary Johnson, arrestuar në SHBA para 25 vjetësh, u lanë të lirë pasi u bë e ditur se prokurorët “fshehën qëllimisht prova” që do të vërtetonin pafajësinë e tyre, transmeton Insajderi.
Tre personat janë akuzuar për vrasje të dyfishtë, të një oficeri policie i cili nuk ishte në detyrë në kohën e vrasjes, si dhe një sipërmarrësi, raporton Anadolu Agency (AA).
Të akuzuarit kanë qenë në burg në shtetin amerikan të New York-ut që nga viti 1996, ndërsa tani janë liruar pas një vendimi të gjykatës.
Gjykata deklaroi se prokurorët në atë kohë kishin fshehur qëllimisht prova që vërtetonin pafajësinë e tyre dhe për këtë arsye pafajësia e atyre personave nuk mund të dëshmohej deri më tani. /Insajderi.com