Pas 3 muajsh pa asnjë rast ri me Covid-19, në Zelandën e Re paraqiten 14 raste

Pas 3 muajsh pa asnjë rast ri me Covid-19, në Zelandën e Re paraqiten 14 raste

Një ditë pasi qyteti më i madh në Zelandë të Re u mbyll në karantinë, u paraqiten 14 raste të reja me virusin Covid 19.

Zbulimi i një familje të infektuar me Covid, shokoi shtetin i cili kishte shënuar 102 ditë pa asnjë rast të ri me Covid-19, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Nga këto raste, 13 ishin të lidhura me familjen, ndërsa rasti tjetër kishte ardhur nga jashtë vendit.

Ndërkohë që Auckland ishte në izolim tre ditor që prej të mërkurës.

“Ne po e shohim seriozitetin e situatës në të cilën gjindemi,” tha kryeministrja Jacinda Arden në një konferencë për media.

“Ne jemi duke e trajtuar këtë situatë me urgjencë, por me qetësi dhe me kujdes të shtuar,” vazhdoi ajo.

Sipas zyrtarëve të gjitha rastet e konfirmuara me virus do të mbyllen ne karantinë, e po ashtu disa prej personave me të cilët ata kanë pasur kontakt.

Zelanda e re kishte qenë një prej vendeve më të sukseshme nga e e mbarë bota që kishte filluar masat kundër Covid herët dhe me sukses më të madh krahasuar me vendet tjera të botës.

Punëtorët shëndetsor të këtij vendi, janë duke u ngutur të gjejnë origjinën e shpërthimit të fundit të pandemisë duke u bërë teste familjarëve dhe kontakteve të punës të rasteve të reja të të infektuarve./Insajderi.com