Pas 35 vjetësh në psikiatri, nesër lirohet atentatori i Ronald Regan

John Hinckley Jr. njeriu i cili në vitin 1981 u përpoq të vriste ish-presidentin amerikan Ronald Reagan, do të dalë nesër nga spitali psikiatrik ku kaloi 35 vjet të jetës së tij.

Pas 35 vjetësh në psikiatri, nesër lirohet atentatori i Ronald Regan

Hinckley, pas tentim vrasjes së dështuar ishte shpallur fajtor dhe u konstatua se ishte i çmendur dhe duhet të dërgohej për trajtim në një spital në Uashington.

Sipas BBC, gjykatësi në korrik vendosi se Hinckley (61 vjeçar) nuk paraqet rrezik së pari për veten e tij e as për publikun, transmeton lajmi.net.

Hinckley, nën kushte të rrepta do të kaloj 17 ditë të muajit në shtëpinë e nënës së tij në Virxhinia.

Ai do të dal nga spitali psikiatrik, pas vendimit të gjykatës, e cila i ka vendosur disa  kushte: nuk duke të flas për media, mund të punoj tre ditë në javë, mund ta ngas makinën vetëm 48 kilometra nga shtëpia e nënës së tij, ose 80 nëse është nën përcjelljen e dikujt.

atent

Sulmi ndaj të sapozgjedhur presidentit amerikan Ronald Reagan u bë në mars të vitit 1981 në frontin e një hoteli në Uashington, sulm ky që tronditi botën.

Regan u qëllua në mushkëri, ndërsa sekretari i tij për media, James Brady pësoi një dëmtim të trurit, për shkak të së cilit ai kaloi pjesën tjetër të jetës së tij në karrige me rrota.

Nga të shtënat u plagosën lehtë edhe dy policë, transmeton lajmi.net. Siç kujton BBC, ai qëlloi presidentin për shkak se dëshironte t’i bënte përshtypje aktores, Jodie Foster, në të cilën ai ishte i fiksuar.

Sipas faqes së internetit të Gjykatës së Qarkut Kolumbiane, Hinckleyn u diagnostifikuar nga ekspertët mjekësor me “psikozë akute, depresion të rëndë dhe çrregullim narcisistik personal”.

Hinckley, gjatë 20 viteve të fundit, siç thuhet në fjalinë e fundit të deklaratës së gjyqësorit, ishte në një gjendje të “qëndrueshme dhe ishte në shërim të vazhdueshëm”.

Ai do të lirohet nga spitali, por do t’i ndalohen të kontaktoni ndonjë nga viktimat e tij apo të familjeve të tyre, si dhe aktoren Jodie Foster dhe anëtarët e familjes së saj.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/UoZeZprXnDg”]