Policia gjermane ka arrestuar një person të dyshuar për armëmabjtje me nofkën “Rambo” pas një kërkimi që zgjati 5 ditë, raporton Insajderi.
Yves Rausch, 31 vjeç, thuhet se ka ikur në pyllin afër Oppenau, në Gjermaninë jug-perëndimore, të dielën, pasi kërcënoi katër oficerë policie dhe me dhunë mori pistoletat e tyre.
Një njësi elitare, helikopterë, detektorë termik dhe snajper ishin angazhuar për ta gjetur atë. Pas arrestimit të tij, zyrtarët sekuestruan katër armë zjarri, që personi i dyshuar i kishte vjedhur zyrtarëve policorë.
Ishte një punëtor postar që dha informacione për policinë dhe ndihmoi në arrestimin e tij. Një person u plagos gjatë operacionit, raporton e përditshmja Bild e Gjermanisë.
Nëna e tij tha se ai ishte dëbuar nga banesa e tij me qera, disa muaj më parë dhe ai kishte zgjedhur të jetonte në mal e t’i përkushtohej natyrës e pyllit, por ajo e përshkruan atë si një person krejt normal dhe jo të rrezikshëm./Insajderi.com