Pas 5 ditësh me zero viktima, në Kinë shënohet vdekja “e parë” nga Covid-19

Pas 5 ditësh me zero viktima, në Kinë shënohet vdekja “e parë” nga Covid-19

KINË- Pas 5 ditësh me zero viktima në Kinë është shënuar viktima e radhës nga koronavriusi. Sipas të dhënave nga autoritetet në Kinë kjo është vdekja e vetme e shkaktuar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë numri total i vdekjeve nga Covid-19 në Kinë tashmë ka arritur në 3342. Për sa u përket numrit të të infektuarve të rinj më koronavirus, Kina raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 46 persona.

Pavarësisht se kina ka një popullsi tepër të dendur duke se është arritur frenimi i përhapjes së CoVid-19. Në të gjithë Kinën janë 1137 raste aktive me Covid-19. Deri më tani janë shëruar 77816 nga 82295 raste që janë konfirmuar pozitiv.

Gjithsesi ka shumë zëra që të dhënat e vërteta po fshihen nga qeveria kineze.