Pas 560 ditëve, Real Madrid do të rikthehet të luajë në impiantin “Santiago Bernabeu”.
Që nga 1 marsi i vitit 2020, madrilienët i kishin zhvilluar ndeshjet e tyre në “Alfredo Di Stefano Stadium”, pasi “Bernabeu” ishte duke u rinovuar, shkruan Insajderi.com.
Në ndeshjen e e së dielës kundër Celta Vigos, “mbretërit” do rikthehen në stadiumin e tyre në në të cilin kanë ngritur shumë trofe.
Duke marrë parasysh historinë e madhe që e ka në vete ky stadium, normalisht që do jetë një ndihmë e madhe për skuadrën e udhëhequr nga Carlo Anchelotti.
Momentalisht, kapaciteti i tifozëve do të jetë 60%, që i bie se në Bernabeu mund të shikojnë ndeshjen deri në 48 mijë persona./Insajderi.com