Pas Atletico Madrid edhe Valencia preket nga Covid 19

Pas Atletico Madrid edhe Valencia preket nga Covid 19

Klubi nga La Liga, Valencia, ka njoftuar se është prekur nga Covid 19.

“Ka pesë raste me Covid 19 brenda klubit – duke përfshirë tre lojtarë si dhe dy persona nga stafi. Personat e prekur, janë në izolim në shtëpitë e tyre”, ka njoftua klubi spanjoll, transmeton Insajderi.

Lojtarët si Ezequiel Garay, Eliaquim Mangala dhe Jose Gaya, kanë rezultuar pozitiv në testet për Covid 19.

Edhe Atletico Madrid, pak ditë më parë kishte raportuar se dy lojtarë të tyre, Angel Correa dhe Sime Vrsaljko, janë infektuar me Covid 19.

Aktualisht, Valencia nuk është e grumbulluar dhe është në pushime verore, pasi nuk është pjesë e asnjë gare, pasi La Liga ka përfunduar dhe ata gjithashtu janë eliminuar nga Europa Ligë./Insajderi.com.