Pas barazhit Renova siguron mbetjen në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut

Pas barazhit Renova siguron mbetjen në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut

Renova ka fituar ndeshjen e barazhit ndaj ekipit të Ohrit pas ekzekutimit të penalltive, kështu duke siguruar mbetjen në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Ndeshja e rregullt me Ohrin përfundoi me shifrat 2:2, teksa heroi i ekipit shqiptar ishte Shefit Shefiti i cili realizoi të dy golat nga loja e rregullt dhe një tjetër u tregua i saktë nga 11-metërshi.

Dy herë ishin në epërsi mysafirët me golat e Trpeski dhe Mitev, ndërsa të dyja herët barazoi Renova me Shefitin në minutat 18-të dhe 89-të.

Pas ekzekutimit të penalltive, ekipi shqiptar u tregua më i saktë duke fituar 3:2 me realizimet e Ramadanit, Stojçevksit dhe Shefitit.

Kështu, edhe sezonin e ardhshëm, në futbollin elitar në Maqedoninë e Veriut do të jenë katër ekipe shqiptare, ku Shkëndija u kurorëzua kampion, Shkupi u rendit në vendin e dytë dhe Struga zuri vendin e tretë. Të tre këto ekipi do të përfaqësojnë vendin fqinjë në garat europiane, duke bërë që ekipet shqiptare të paraqitën në këto gara nga katër shtete të ndryshme. /Insajderi.com