Pas barazimit me Leeds, Guardiola: Bielsa më i zgjuar se unë

Pas barazimit me Leeds, Guardiola: Bielsa më i zgjuar se unë

Të shtunën, Leeds United dhe Manchester City, në kuadër të gjiros së katërt, ndan pikët duke luajtur me rezultat 1:1, njofton Insajderi.

Skuadra e promovuar këtë sezon në Premier League, Leeds United me kryetrajnerin argjentinas Marcelo Bielsa, ka arritur të shkëpus një pikë në përballje kundër skuadrës së spanjollit, Pep Guardiola.

Pas barazimit, ka reaguar spanjolli Guardiola, ku tha se është pyetur nga Bielsa për të analizuar lojën dhe nuk mund t’i përgjigjej.

“Ai më kërkoi mendimin për ndeshjen sa më shpejt të ishte e mundur dhe unë nuk mund t’i përgjigjesha! Ai është më i zgjuar se unë, më duhet kohë për ta menduar një lojë dhe ai më kërkoi përgjigje në sekondë, që unë nuk mund ta bëja”, tha spanjolli. /Insajderi.com