Pas Brojës, Challandes e fton edhe Armend Thaçi-n

Pas Brojës, Challandes e fton edhe Armend Thaçi-n

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka vazhduar “peshkimin” e tij, ë përpjekje për të kompletuar ekipin e tij, për ndeshjen ndaj Greqisë – e vlefshme për kualifikimet në Ligën e Kombeve.

Pas mesfushorit, Rron Broja, Challandes, e ka ftuar edhe mbrojtësin e djathtë të ekipit të Ballkanit, Armend Thaçi, njofton Insajderi.

Armend Thaçi, ishte lojtar i Prishtinës dhe vetëm pak kohë më parë e ka kompletuar transferimin e tij tek ekipi i Balkanit.

Lojtari në të kaluarën ishte pjesë e përfaqësueses, kur trajneri i saj ishte Albert Bunjaku, por që nga ajo kohë, ai më nuk është ftuar./Insajderi.com.