Pas disfatës së lartë në shtëpi nga PSG-ja, Koeman tregohet pesimist për përmbysje të rezultatit në ndeshjen e kthimit

Pas disfatës së lartë në shtëpi nga PSG-ja, Koeman tregohet pesimist për përmbysje të rezultatit në ndeshjen e kthimit

Ronald Koeman nuk ka fjalë për sfidën e humbur në shtëpi në kuadër të Champions League me rezultat të lartë prej 4:1 nga kampionët e Francës, PSG-ja, njofton Insajderi.

Madje, tregohet i sinqertë dhe pranon realitetin. “Pjesa e dytë na nxori zbuluar dhe tregoi realisht forcën tonë në këtë kompeticion europian. Ata ishin superiorë dhe e treguan diçka të tillë. Duhet ta pranojmë dhe të përmirësohemi. Këto gjëra mund të ndodhin në futboll. Nuk mendoj se kjo ndeshje do të ndryshojë ecurinë tonë, sepse po i bëjmë gjërat ashtu siç duhet”, ka thënë fillimisht trajneri i Barcelonës.

Më tej, ai foli edhe për shanset për ta përmbysur ndeshjen. “Ka pak gjasa të ndodhë kjo. Ne do të luajmë, por një humbje 1:4 në shtëpi është tmerrësisht e vështirë. Pique? Mendova që ishte ndeshja e duhur për të, por ndjeu probleme dhe nuk doja ta rrezikoja. Prandaj e zëvendësova”, përfundoi tekniku holandez Koeman. /Insajderi.com