Presidenti i Italisë Sergio Mattarella ka kërkuar nga Conte që të mbetet në detyrë për t’u marrë me çështjet ditore të qeverisë derisa të zgjasin negociatat.
Presidenti italian e pranoi dorëheqjen e kryeministrit Guiseppe Conte dhe do të fillojë konsultimet me liderët e partive për gjetjen e zgjidhjes për krizën politike, është kumtuar nga kabineti i Mattarellas.
Mattarella ka kërkuar nga Conte të mbetet në detyrë për t’u marrë me çështjet ditore të qeverisë derisa të zgjasin negociatat, transmeton Reuters.
Pritet që Mattarella të vlerësojë se a ekziston vullneti politik që të formohet qeveria e re, dhe nëse nuk ekziston ky vullnet, ai do të detyrohet ta shpërbëjë parlamentin, tre vjet e gjysmë para skadimit të mandatit dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.
Kryeministri italian Guiseppe Conte dje ka dhënë dorëheqje.
Conte ka kumtuar këtë në seancën e parlamentit, në të cilën ishte dashur të mbahet votëbesimi për qeverinë, gjë që para 12 ditëve ka kërkuar ministri i brendshëm Matteo Salvini.
Para se ka kumtuar se po jep dorëheqje, Conte ka deklaruar se vendimi i Salvinit do të ketë pasoja të mëdha për vendin dhe ekonomin e tij./Insajderi.com.