Pas eliminimit nga Chelsea, Zidane: Ata ishin superior, meritonin të kualifikoheshin

Pas eliminimit nga Chelsea, Zidane: Ata ishin superior, meritonin të kualifikoheshin

Mbrëmjen e djeshme, Real Madrid u mposht 2-0 nga Chelsea duke u eliminuar nga faza gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, njofton Insajder.

Madrilenët ishin të pafuqishëm përballë londinezëve, me këta të fundit të cilët u treguan superior në pothuajse 180 minuta të luajtura, të të dy ndeshjet.

Pas ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane u duk mjaft i mërzitur teksa në konferencë për shtyp u shpreh me fjalët “Ata ishin superiorë, meritonin të fitonin dhe të kualifikoheshin”. Ka qenë kjo frazë që ka ndezur aludimet e gazetave, një ndër to e përditshmja spanjolle “AS”, e cila e cilëson këtë frazë si thelbësore për të ardhmen e francezit.

Sipas spanjolles fjalët e Zidane janë dukshëm fjalë lamtumire, por ende nuk dihet fati i ish-mesfushorit pasi Real është në gare për të fituar La Liga-n. /Insajderi.com