Pas evakuimit masiv në Frankfurt demontohet bomba nga Lufta e Dytë Botërore

Një bombë amerikane e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore është demontuar në afërsi të selisë së Bankës Qendrore Evropiane në Frankfurt, pasi mijëra njerëz u evakuuan.

Pas evakuimit masiv në Frankfurt demontohet bomba nga Lufta e Dytë Botërore

Për shkak të neutralizimit të bombës nga Lufta e Dytë Botërore e rëndë 500 kg, zyrtarët e qytetit kanë bërë thirrje për 16.500 banorë t’i braktisin shtëpitë e tyre në rajonin Ostende në lindje të Frankfurtit të dielën në mëngjes.

Pastaj ekspertët e paaftësuan bombën e cila ishte gjetur muajin e kaluar gjatë punimeve ndërtimore.

Autoritetet qysh të shtunën i nxorën banorët prej shtëpisë së pleqve që ishte në afërsi.

Mu shumë se 70 vjet nga përfundimi i luftës, bombat e pashpërthyera shpesh gjinden në Gjermani. Demontimi i tyre ndonjëherë kërkon masa të mëdha të parandalimit siç ishte ajo e djeshme.

Operacioni i neutralizimit përfundoi dje pasdite, thonë nga shërbimi i zjarrfikësve  të qytetit. Gjithçka zgjati gjithsej dy orë pasi policia konfirmoi se askush nuk mbeti në atë rajon.

Zyrtarët kanë zgjedhur që këtë bombë ta largojnë të dielën në mënyrë që ta sjellin në minimum çrregullimin e jetës së qytetit të Frankfurtit dhe qendrës financiare të Frankfurtit./Insajderi.com.